Sulmuesi i Milanit, Carlos Bacca, nuk bën pjesë në planet e trajnerit Vincenzo Montella dhe nuk ishte përfshirë në skuadër për dy ndeshjet me Craiovan në Europa League.

Kolumbiani dëshiron rikthimin te ish-klubi Sevilla, por edhe Marseille interesohet për sulmuesin.

Sipas “Sky”, Bacca sot është larguar nga qendra stërvitore e Milanit dhe është shumë afër rikthimit në La Liga, por duket se Villarreali është skuadra më serioze për t’i siguruar shërbimet 30-vjeçarit.