Lufta ndërmjet Barcelonës dhe Neymarit ende nuk ka përfunduar, pavarësisht se lojtari tashmë ka luajtur dy ndeshje dhe ka shënuar tre gola me PSG-në.
Barcelona sot ka njoftuar se ka paditur Neymarin, nga i cili kërkon edhe 8.5 milionë euro, për shkak të prishjes së kontratës.
Neymar vetëm pak muaj më parë e kishte vazhduar kontratën deri në vitin 2021, por pagoi klauzolën e tij prej 222 milionë eurove për të kaluar te PSG-ja.
Tashmë katalaanisit duan edhe 8.5 milionë euro për prishje të parakohshme të kontratës, shumë kjo që korrespondon me fitimin ekstra me rinovimin e kontratës.