Vazhdimin e sotëm të 12-të të seancës së gjashtë të Kuvendit në të cilën debatohet për shkarkim të prokurorit publik shtetëror Marko Zvërlevski, e shënuan një sërë replika dhe kundër-replikash midis deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit.

Deputetët nga shumica qeveritare edhe sot nuk morën pjesë në debat. Për LSDM-në, të cilët qëndrimin e theksuan në vazhdimet e mëparshme të seancës, replikat dhe kundër-replikat e VMRO-DPMNE-së janë parodi për prolongim të drejtësisë, për çfarë arsye ata edhe paralajmëruan se nuk do të marrin pjesë në debatin e tillë të pakuptimtë.

Sipas deputetëve të VMRO-DPMNE-së opozitare, kërkesa e Qeverisë është e pabazë dhe e paargumentuar. Ata iu referohen nenit 8a, pararagrafi 1 nga Kodi zgjedhor me të cilin, siç thonë, është theksuar se të gjithë procedurat për emërim dhe shkarkim të funksionarëve nuk guxojnë të ndodhin kur janë shpallur zgjedhje.

Propozimi për shkarkimin e Zvërlevskit është parashtruar nga Qeveria për shkak, siç theksohet në sqarim, kryerjen e paligjshme, jo në kohë dhe të pamjaftueshme profesionale të funksionit.

Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit si dhe për shkak të asaj që nuk ka parashtruar kërkesë për ngritjen e procedurës penale për raste të parapara me ligjin dhe prishjen e reputacionit të funksionit, thuhet, mes tjerash, në propozim-tekstin.

Në rend dite të seancës së gjashtë janë mbi 30 pika midis të cilave edhe Raporti vjetor i Avokatit të popullit për respektimin, përparimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, informacione për gjendjen me deponinë e paligjshme në Strugë, raportin vjetor për punën e Komisionin rregullator për energjetikë të RM-së, planin financiar të Agjencisë për supervizion të sigurimit për vitin 2017, propozim-vendimin për miratimin e Planit financiar të radiotelevizionit të Maqedonisë për vitin 2017, propozim-vendimi për dhënie të pëlqimit të propozimit të programin vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për aviacion civil për vitin 2017.