Katër shtëpi të djegura tërësisht në fshatin Mogilec dhe një pjesërisht, është epilogu i disa zjarreve që javë më parë u përhapën në vendin tonë dhe që vazhdojnë edhe më tej të jen aktiv.
Rreziku më i madh vjen nga zjarri i përhapur në pikën turistike Matkë dhe zjarri në atarin e gjuetisë në Trebovlje, Makedonski Brod. Situatë më e qet me zjarret paraqitet në rajonin e Pollogut ku gjatë ditës së djeshme u shuan katër vatra zjarri, ndërkohë që zjarri që digjet mbi pikën turistike Matkë, tanimë ka depërtuar në malin e fshatit Gurgurnicë, ku, sipas informatave nga banorët e atij vendbanimi, tanimë të gjithë banorët janë organizuar për ta mbrojtur fshatin, ndërkohë që kërkojnë ndihmë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim që të lëshojë aeroplanët për shuarje të zjarrit.

Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim shprehen se zjarre ka në disa vende po për momentin jashtë kontrolli janë vetëm në Makedonski Brod dhe në Grugunicë të Tetovës.

Zjarr kemi edhe në Tetovë në fshatin Gurgurnicë, por atje ka reagim të forcave dhe njësive të zjarrfikësve dhe do mundohemi që gjatë ditës ta vejmë nën kontroll.Ne prioritet iu japim jetëve të njerëzve dhe të mos digjet ndonjë fshat. Pra ku do që të duhet, drejtoria jonë do intervenojë, edhe pse ne nuk disponojmë me 30 apo 40 avionë, por bëjmë prioritet. Kudo që na është kërkuar zyrtarisht kemi intervenuar maksimalisht. Por ka disa procedura të cilat nuk respektohen si duhet,. Të parët në zjarre duhet të jenë njësitet e pyjeve edhe atë me nga 50 e më shumë njerëz por nuk respektohet kjo për fat të keq – deklaroi Shaban Saliu, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpetim.

Nga ana tjetër, nga EVN Maqedoni njoftojnë se vetëm gjatë ditës së djeshme, në atarin e Velesit, nga zjarri janë dëmtuar 11 shtylla.Shk

aku i zjarreve të mëdha në Bogomilla, Papradishte, Shtëpisë malore Çeplez, të gjithë shfrytëzuesit e komunës së Çashkës, do mbesin pa furnizim me energji elektrike për një periudhë më të gjatë. Ekipet e EVN-së janë në terren dhe po punojnë në sanimin e 11 shtyllave të djegura dhe pajisjeve që janë përshirë nga flakët, por njëkohësisht edhe ndihmon në shuarjen e zjarrit – njoftojnë nga EVN.

Ndërkohë po vazhdojnë hetimet mjekoligjore mbi trupin e djegur që ditë më parë është gjetur në Luboten, për të cilin dyshohet të ketë humbur jetën nga flakët që kanë përfshirë këtë rajon, megjithatë informata të sakta nga MPB-ja paralajmërojnë pasi të përfundoj ekspertiza mjeko-ligjore./alsat-m