Në lidhje me informatën e titulluar : “ Gjykata e Apelit : Kryetar i PPD-së është FATON ALITI!”, botuar nëpër portale, Kryesia e Partisë për Prosperitet Demokratik e ndjen obligim moral, anëtarsisë së PPD-së, simpatizuesve të saj dhe të gjithë shqiptarëve të cilëve kjo emblemë e bukur e PPD-së e skalitur në zemrat e tyre në vitin 1990 dhe tash e keqpërdorur afër fotografisë së një matrapazi politik siç është  FATON ALITI, djali i Abdurrahmanit, të Jua jep këtë informatë, siç vijon:

“Kryesia e PPD-së konsideron se titulli tepër i qëlluar i tekstit e pasqyron realitetin e sodit të vërtetuar nga institucionet e BE-së dhe komunitetit ndërkombëtar se Gjyqësia e Republikës së Maqedonisë është tërësisht e  partizuar!

Ai vendim  i gjykatës partiake  me të cilin  FATON ALITI  CAKTOHET ADMIN ISTRATOR I DHUNSHËM I BIHAÇKËS NË PPD PËR NE ËSHTË I PAVLEVSHËM DHE JOOBLIGUES PAMARRUR PARASYSH KËRCËNIMET QË VIJNË NGA ANDEJ.

PPD-në themeluar me nënshkrimet e tyre 1050 anëtarë të Kuvendit themelues në 24 shkurt 2014 në kohën kur FATON ALITI ka qenë sekretar i Degës së BDI-së në Zhelinë dhe kryetari i saj sot është veprimtari njohur për çështje kombëtare HAJREDIN KAZA i zgjedhur nga Kuvendi qendror dhe shqiptarët në përgjithësi dhe Gjykata këtë fakt duhet patjetër ta respektojë!

PPD edhe më tej do të rrugëtoj rrugës së mbrojtjes së çështjes kombëtare shqiptare pa marrur parasyshë pengesat që institucionet shtetërore mund të na i nxjerrin përpara”, thuhet në reagim.