Pas hapjes së temës për ndërtimin e xhamisë në lagjen Dardania të Prishtinës dhe zvarritjes së lejes nga komuna e Prishtinës, në disa pjesë kanë filluar të paraqiten grafite kërcënuese ndaj zyrtarëve të lartë të shteteit të Kosovës, raporton Kosova Info.

Kështu në gurthemelin e kësaj xhamie që planifikohet të ndërtohet, ishte mbushur me grafite kërcënuese ndaj zyrtarëve të lartë, presidentit Hashim Thaçi dhe kryeimamit Naim Tërnava.

“Naim Ternava dhe Hashim Thaçi do të vriten. Avniu”, shkruante në mesazhin kërcënues.

Ndryshe, ditë më pare mesazhe të tilla janë pare edhe në muret e Fakultetit Filozofik.