Drejtuesi i furgonit që vrau 13 veta në një zonë turistike në Barcelona është në arrati.

Policia është vënë në kërkim të tij, prej së enjtes dhe se besohet që ai është ende gjallë dhe në ikje e sipër, shkruan BBC.

Ata po kërkojnë të lindurin në Maroko, me emër Younes Abouaaqoud, i emëruar nga mediat spanjolle si vozitësi i dyshuar.

Burri që u konsiderua si i dyshuari kryesor, Moussa Oukabir, 17 vjeç, është njëri prej pesë të vrarëve nga policia në aksionin në Cambirls, në perëndim të Barcelonës.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit po planifikonin sulme të tjera më të sofistikuara.