Petrit Vasili e ka cilësuar si qeveri turistike, kabinetin e ri ‘Rama 2’, pasi sipas tij kryeministri Rama aq di dhe aq bën, dhe duke mbledhur ministrat e rinj në LLogara kërkon të bëjë turizëm edhe për 4 vitet e ardhshme.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, e ka cilësuar shkrirjen e disa ministrive si dështim total. Sipas tij në 4 vitet e shkuara Rama investoi qindra miliona euro në disa prej ministrive, ndërsa sot i shkrin pasi ato ishin një dështim total.

Ja postimi i Vasilit:

Shkollëpakti kryeministër në krye të qeverisë turistike.

Ky shkollëpak kryeministër meqënëse aq di, bëri një qeveri turistike me shpresë që të vazhdojë të bëjë turizëm edhe disa vjet.

Ky turist kryeministër po kavërdis ministritë, që i ka pasur po vetë me njëra-tjetrën, sepse s’di ç’të bëjë dhe ka dështuar.

Shkollëpakti investoi mbi 100 milionë euro në Ministrinë e Teknologjisë së Informacionit dhe tani e shkriu, sepse ka dështuar.

Miliona euro për Ministrinë e Punës dhe e shkriu, sepse ka dështuar.

Destrukturoi Ministrinë e Shëndetësisë kryq e themel, sepse ka dështuar.

Shkriu e ngriu pa asnjë kuptim dhjetëra inspektoriate, sepse kanë dështuar.

Thjesht fare…Ky s’kupton hiçgjë nga shteti se dihet që aq shkollë ka(…)dhe s’ia thotë hiç të shkruajë apo të lexojë një shkresë dhe e di dhe vetë që ka dështuar.

Lum ata, që e tallin atë dhe i propozojnë të tilla çmendurira dhe mirë e kanë, në fund të fundit ata e dinë që ky shkollëpakti do ta pësojë e ata do të dalin pa lagur…