Edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili komenton emrat e rinj të kabinetit “Rama 2”.

Vasili shkruan se kjo qeveri që lindi sot vjen nga gropa e ujërave të zeza të votave të drogës dhe të krimit duke asgjësuar integrimin europian.

Sipas tij ajo që në gjenezë asgjësoi ekonominë dhe ricikloi banditizmin politik të udhëhequr nga shkollëpakti dhe anti-morali.