Petrit Vasili ka vënë alarmin sërish ditën e sotme, se ekonomia shqiptare është në konfuzion të plotë dhe investimet e huaja në Shqipëri po shënojnë një rekord negativ, duke qenë më të ulta se kurrë më parë.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili ka theksuar se kreu i qeverisë nuk ka prioritete madhore në ekonomi, ndaj është e nevojshme që sa më parë të bëhet një pakt kombëtar për ekonominë.

Ja postimi i Vasilit:

Ekonomia shqiptare në konfuzion.

Investimet e huaja në nivelin më të ulët se asnjë herë.

Thithja e projekteve të mëdha më e ulta.

Nuk ka prioritete madhore në ekonomi, por thjesht improvizime të ditës, që thjesht riciklojnë arkaizmin ekonomik, profanizmin dhe të kënaqurit me fiktivitet të qeverisë si dhe thellojnë frikshëm pabarazinë.

Është koha për një Pakt Kombëtar për Ekonominë.

Fjalët boshe dhe demagogjitë artificiale me shifrat për ekonominë do ta bëjnë varfërinë dhe papunësinë sëmundje pa shërim, dekurajimin tragjik për të rinjtë të pashmangshëm dhe vrasjen e shpresës mënyrë jetese.