Qeveria emëroi krerët e MEPSO-së, avokati Sasho Vasilevski është drejtori i ri i kompanisë ndërsa gazetari Lupço Zikov do të menaxhojnë me financat.

Sasho Vasilevski nga viti 2006 deri në vitin 2008 ishte zëvendës ministër i drejtësisë nga radhët e PRSD-së, pastaj nga viti 2008 deri në vitin 2010 ishte anëtar në Komisionin për dhënien e provimit të jurisprudencës. Nga viti 2010 deri në vitin 2011 ai punoi si avokat në Resnjë. Nga viti 2011 ishte anëtar i Këshillit të prokurorëve publik.

Lupço Zikov është gazetar dhe drejtor i javores Kapital. Ka punuar edhe në media tjera, “Dnevnik”, MTV dhe TV Alfa. Zikov ishte president i “Aleancës për një Maqedoni më të mire”, e themeluar nga Minço Jordanov dhe Vllado Buçkovski.