Ernesto Valverde ka thënë se duhet të kenë kujdes nga kundërsulmet e Real Madridit

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka folur për ndeshjen ndaj Real Madridit në Superkupën e Spanjës.

 Ai tha se skuadra e tij duhet të ketë kujdes nga kundërsulmet, ku Reali i shënoi dy golat e fundit.

“Ne duhet që të krijojmë shumë shanse për gol. Ata kanë avantazh të madh dhe ne duhet të kemi kujdes nga kundërsulmet e tyre”, tha Valverde gjatë konferencës për media.

Ndeshjen e parë Reali e kishte fituar në Camp Nou 1:3, ndërsa tashmë Barcelonës i duhet të fitojë me 3 gola epërsi për ta fituar titullin