Një vajzë e re në Shkodër ka lënë nam kur në mes të rrugës, ka kanosur një person, disa vjet më të madh se vetja.

Burimet nga Policia e qytetit bëjnë me dije se kanë referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen S. N, 23 vjece, banuese në lagjen “Vojo Kushi”.

Pasi pranë spitalit rajonal Shkodër, lagjia “Skënderbeg”, ka kanosur shtetasin S.Z, 40 vjec, banues në lagjen “Tre Heronjtë”.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur për motive të dobëta. Ajo akuzohet për veprën penale parashikuar nga Neni 84 i Kodit Penal.