Sara 30 vjeçe e kuptoi se ishte shtatëzënë në moshën 23 dhe menjëherë sapo kuptoi e pranoi se nuk është në gjendje që të rrisë fëmijën. Duke menduar rreth opsioneve, ajo përzgjodhi xhaxhanë dhe të shoqen e tij si prindër të fëmijës që do lind. Ajo ndan me ne tregimin se si është të rrisësh fëmijën tënd sikur hallë, duke u munduar deri në dëshpërim për t`ia shpjeguar të vërtetën.

Nuk e kuptova se jam shtatëzënë deri në muajin e shtatë, kisha 23 vjet dhe jetoja me të dashurin tim me të cilin isha bashkë 8 vite. Vuaja nga bulimia dhe gjendja ime shëndetësore sa vinte e përkeqësohej saqë edhe menstruacionet pushuan. Më në fund u rikuperova dhe fillova të ha, mirëpo vëreja ndryshime në trup, barku i fryrë, gjëra që më bënë të dyshoj për shtatëzëni.

Kur shkova te mjeku, në fillim mendoja se barku i fryrë ishte për shkak të  gjendjes sime me bulimi mirëpo mjeku më konfirmoi shtatzëninë. Pyeta nëse mund të abortoja mirëpo mjeku më tha se tani është vonë dhe se nuk ka zgjidhje tjetër pos të lind. Kjo ndodhi pak ditë para Krishtlindjeve dhe isha tërësisht e shkatërruar pasiqë të njejtën ditë erdhi në derë një grua që punonte me të dashurin tim e cila më tregoi për lidhjen e tyre të fshehtë. Menjëherë pas saj, i dashuri im e konfirmoi se ata ishin të dashuruar dhe se do të më braktiste, gjë që ndodhi më pas. Përfundova e vetme në Krishtlindje, njeriu të cilit i besova për 11 vite më la në momentin më të vështirë të jetës sime. Prindërit e mi më kërkuan që të shkoj në Çikago ku edhe më caktuan një kontroll me mjekun i cili më tha se duheshte të shtoj diku 20 kg nëse dua të kem fëmijë të shëndetshëm.  Tërë këtë periudhë kisha mendime për vetëvrasje, e humba kuptimin e jetës dhe kisha një fëmijë në bark të cilin nuk e di a do mundja ta rrisja.

Një ditë erdhi xhaxhai me të shoqen dhe më thanë se do e merrnin fëmijën si të ishte i tyre, pasiqë ata nuk mund të kenë fëmijë. Një kërkesë e tillë më bëri të çmendem, më në fund do të mundem që t`i rikthehem jetës sime të mëparshme dhe se kisha dikë që është i përgjegjshëm që do jetë prind i fëmijës, për më tepër që do jetë përsëri brenda familjes.

Marsin e ardhshëm erdhi në jetë vajza ime, prindërit e rinj të saj u dakorduan që të jetojë me ta në Floridë, edhepse nuk isha ende e sigurtë nëse do mund të largohesha nga ajo.  Pa marrë parasysh dhimbjen që kisha dhe çrregullimet që mi solli shtatëzënia, unë prap isha nëna e saj. Ditën që e dorëzova vajzën time tek prindërit e saj të ri, ishta dita më e tmerrshme e jetës sime. Më pas ndjeja dhembje dhe nuk dëshiroja të flas me xhaxhain, vetëm doja që të harroj gjithçka dhe mu atë e bëra. Fillova të rikthehem në normale, dy vitet e para nuk mund të bëja ballë të shkoja për vizitë dhe pas dy viteve shkova. Ishte vështirë për të gjithë ne sepse nuk e dinim se çfarë roli do të kem në jetën e vajzës. Pas vizitës së parë, e vizitoja një herë në vit, tani ajo është 7 vjeçe. Është e vështirë për mua të luaj me vajzën time dhe më pas të përshëndetem duke e ditur se nuk do e shoh për një kohë të gjatë. Vitin e kaluar prindërit e saj i kishin treguar se është e adoptuar mirëpo ende nuk e di se unë jam nëna e saj e vërtetë. Viteve të fundit ajo filloi të më ngjasojë shumë, madje edhe në sjellje. Gjëja e mirë është se ajo është duke u rritur shëndetshëm dhe është duke lulëzuar duke qenë më e mira në klasë.

Shpresoj se nuk do jetë e mllefosur me mua, se do më kuptojë pse e bëra një gjë të tillë dhe se do e pranojë se e dua mirëpo nuk isha në gjendje t`i jepja jetën që e ka tani. Nëse do ishte me mua, nuk do kishte dy prindër stabil, nuk do shkonte në shkollë private dhe nuk do mbante orë private të tenisit. Gjithmonë mundohem që të jem prezente në jetën e saj që kur të shikojë pas në të kaluarën, të kuptojë se isha gjithmonë pranë saj.