Frances Bean Cobain, vajza e rokerit legjendar Kurt Cobain, po kalon në një periudhë të keqe post-divorci me ish-burrin e saj.

25 vjeçarja u paraqit e qetë teksa parakaloi në aeroportin e Los Angeles.

Ajo u nda nga Isaiah Silva, por problemet me të po vazhdojnë pasi që ai po refuzon t’ia kthejë asaj një kitarë e cila kishte qenë pronë e babait të saj, Kurt.

Është kitara të cilën Cobain e kishte përdorur në koncertin ikonik të Nirvana-s më 1993 në MTV.