Një viktimë 10 vjeçare e dhunimit seksual nga India, është bërë nëna më e re në botë pasi që ka sjellë në jetë një vajzë të vogël.

Ajo asnjëherë nuk ka qenë në dijeni se është shtatzënë dhe ka shkuar te mjekët se kishte dhembje barku.

Pasi kishin bërë analizat mjekët ishin shokuar kur kishin kuptuar që vajza 10 vjeçare është disa muajshe shtatzëne, dhe pastaj është marrë vesh që xhaxhai i saj kishte muaj që ushtronte dhunë seksuale mbi të. Xhaxhai i saj është arrestuar dhe vajza është me shëndet të mirë pas lindjes me operacion.

Ajo asnjëherë nuk ka qenë në dijeni se është duke pritur një fëmije dhe familjaret e saj i kishin thënë se arsyeja pse i është rritur barku dhe ka dhembje është shkaku i një guri, të cilin do të ia largonin.

Familja ka bërë të ditur se fëmija është i shëndetshëm dhe se do ta japin për adoptim.