Sipas një studimi të bërë nga shkencëtarët irlandez, vaji i kokosit ka aftësinë për të mbytur bakteret që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve.

Ata kanë testuar mostrat e vajit të kokosit në bakteret që janë përgjegjëse për erozionin dentar.

Shkencëtarët rekomandojnë që vaji i kokosit duhet të jetë përbërësi kryesor në pastat e dhëmbëve dhe produktet e shpëlarjes së gojës.

Sipas tyre, kjo është mënyra më e mirë për të mbajtur dhëmbët dhe gojën tuaj të mbrojtur nga bakteret e ndryshme, transmeton Klan Kosova.

Kariesi dentar prek 60-90% të fëmijëve ashtu si edhe të rriturit.

Shkencëtarët thonë se vaji i kokosit i kombinuar me aditivë të tjerë kimikë mund të përdoren në produktet e higjienës dentale për të mbajtur bakteret dhe substancat e tjera të dëmshme larg gojës dhe dhëmbëve dhe për të parandaluar prishjen e dhëmbëve.

Përveç kësaj, vaji i kokosit ka aftësinë për të vrarë kërpudhën e cila është përgjegjëse për shkarkimin vaginal, ndjesinë e djegies kur urinojnë, dhe nganjëherë edhe dhimbje.

Loading...
Global