Institucionet me rezultate të ndryshme për helmimet e fundit me ushqim në Shkup. Sipas Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari në lokalin e njohur të Shkupit për ushqim të shpejtë ”Sedmica”, nuk janë gjetur kurrfarë parregullsish. Nga Inspektorati shtetëror sanitar thonë qe tek të gjithë pacientët që kanë ngrënë në ”Sedmica”, e më pas kanë përfunduar në spital, është gjetur salmonelë.

Nga lokali ”Sedmica” janë marrë mostra prej artikujve dhe në bazë të hetimeve epidemiologjike që janë bërë tek pacientët dhe sipas hetimeve mikrobiale në përputhje me rregulloren nuk janë gjetur rezultate pozitive të baketrieve ose shkaktarë sëmundjesh, por rezultati negativ nuk e përjashton sëmundjen. Për DM restorantin rezultatet akoma nuk janë gati, por janë ndërmarrë masa adekuate higjienike dhe sanitare- deklaroi Vanço Novosellski, udhëheqës i Sektorit për Mbikëqyrje.

Në këtë rast, konfirmojmë që bëhet fjalë për infekcion alimentar të shkaktuar nga salmomela enterititis- tha Irina Duhova, inspektorati shtetëror fitosanitar.

Edhe Duhova dhe Novosellski rekomandojnë qytetarët të kenë kujdes çfarë produkte konsumojnë dhe prej ku i blejnë. Nutrocionistët thonë se në vend të ushqimit të shpejtë, qytetarët duhet të konsumojnë ushqim të freskët dhe shtëpiak.

Të mos konsumonet ushqim prej në këmbë, në ëmbëltore, sepse atje ku ka mish, para se gjithash mish të grirë dhe majonez, si dhe ushqim me prejardhje të kafshëve, që janë potencial për zhvillimin e baktereve. Këto temperatura të larta thonë që të konsumojmë ushqim të freskët dhe frute që ka me bollëk- deklaroi Cveta Dineva, Nutricionist.

Nga Agjencia për Ushqim paralajmërojnë kontrolle të reja të shtuara edhe në tregje, por edhe në objektet hotelierike, ku fokus do t’i kenë edhe produktet që nuk janë të përpunuara në mënyre termike. Ditëve të shkuara, nga ushqimi në lokale të njohura janë helmuar rreth 50 persona.