Në depo të braktisura të kryengritësve janë zbuluar substanca kimike të cilat tregojnë se u janë dërguar terroristëve në Siri nga ana e Britanisë së Madhe dhe SHBA-së, deklaroi sot zëvendësministri sirian i Punëve të Jashtme, Fajsall Makdad.

“Të gjitha mjetet e gjetura, duke përfshirë edhe bomba dore dhe raketa, përmbajnë substanca për irritim CS dhe CN. Zbulimi i armës kimike tregon se kjo u prodhua në laboratori në territorin e SHBA-së. Substancat kimike i kanë prodhuar kompania britanike dhe amerikane ‘Çerming Defens UK’ dhe ‘Nonletal Teknologjis'”, tha  Mekdad në konferencë për shtyp.

Sipas tij, substancat kimike janë gjetur në depo të kryengritësve në Alepo dhe “territorin e çliruar” në lindje të Damaskut.