Ushtria siriane dhe aleatët e saj i kanë rrethuar forcat e Shtetit Islamik (ISIS) në enklavën e dytë të madhe në qendër të vendit, njofton njësia e ushtrisë për media që udhëhiqet nga Hezbollahu.

Ushtria siriane ka avancuar në jug nga zonat jugore të provincës Raqa, duke i bashkuar forcat e veta në veri të qytetit al-Sukhna në provincën Homs, transmeton Express.

Enklava e ISIS-it, e cila ndodhet në perëndim të al-Sukhna dhe shtrihet në veri deri në provincën Hama, në total ka 2.000 metra katror, sipas njësisë së ushtrisë për media të Hezbollahut.