Ushtria e Libanit tha sot se ka filluar një fushatë ushtarake për dëbimin e militantëve të Shtetit Islamik nga kufiri verilindor i vendit me Sirinë.

Edhe ushtria siriane tha se së bashku me hezbollahët e Libanit kanë filluar një operacion për dëbimin e ISIS’it nga ana siriane e kufirit.

Më vonë, në një konferencë shtypi në televizion, zëdhënësi i ushtrisë libaneze e bëri të qartë se Libani nuk po e koordinoin operacionin e vet me Hezbollahun libanez dhe ushtrinë siriane.

Ushtria libaneze i ka shtuar masat e sigurisë në kufirin me Sirinë, ndërsa kjo e fundit vazhdon të jetë mbërthyer në valën e një lufte të ashpër civile.