Asgjë nuk duket aq e mirë në jetën reale siç duket në reklama.

Shpesh personat që i bëjnë reklamat televizive na mashtrojnë me ushqimet të cilat duken shumë të shijshme në televizion.

 Kjo për arsye se ata i përdorin disa truke në mënyrë që t’i bëjnë ushqimet që të duken sa më të shijshme.

Deodoranti i bën frutat të duken më me shkëlqim 

Frutat gjithmonë shkëlqejnë nëpër reklama. Për këtë arsye nuk nevoitet ndonjë vegël e veçantë, vetëm pak deodorant për t’i shtuar shkëlqimin frutave. Në disa reklama përdoret gjithashtu edhe llaku i flokëve.