Veshje e rrobave të lehta, me ngjyrë të ndritshme, pirje të lëngjeve më së paku dy litra në ditë, ngrënie të më shumë pemëve, perimeve dhe ushqim të freskët, intensitet të zvogëluar të aktiviteteve fizike, janë rekomandimet kryesore për qytetarët në kushte të temperaturave jashtëzakonisht të larta dhe të ashtuquajturën fazë portokalli që e kaploi Maqedoninë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, duhet të evitohet ekspozim i drejtpërdrejt në diell dhe punë në të hapur, posaçërisht nga periudha 11-17.

Të sëmurëve kronikë u rekomandohet marrje të rregullt të terapisë të përshkruar, ndërsa gjatë paraqitjes së çfarëdo lloj problemi shëndetësor duhet ta kontaktojnë mjekun e tyre amë.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me mbështetje nga Kryqi i Kuq informon se këtë fundjavë do të realizojë aktivitete për përkujdesje për personat e pastrehë.

Informata për valët e të nxehtit në mënyrë të vazhdueshme distribuohen në www.toplotnibranovi.mk .