Manchester United nuk e kanë ndërmend të dorëzohen për Gareth Bale.

Anësori uellsian është rrugës për t’u rikthyer në Premierligë, ku kërkohet nga Manchester United.

‘The Sun’ shkruan se ‘Djajtë e Kuq’ do t’i ofrojnë deri në 110 milionë euro Real Madridin për Balen, 10 milionë më shumë se sa mbretërit i paguan Tottenhamit për kartonin e tij në vitin 2013.

Me një transferim 110 milionësh te Unitedi, Bale bëhet futbollisti i dytë më i shtrenjtë në histori.