Një numri të madh të qytetarëve, ulja e temperaturave, pothuajse 20 gradë Celsius, u ka shkaktuar atyre kokëdhimbje dhe rritje të presionit të gjakut.

Mjekët thonë se temperatura momentale është më e përshtatshme për sëmundjet kronike dhe gratë shtatzëna.

Por, përsëri edhe nesër pritet ulje e temperaturave. Në lidhje me atë se çfarë shkakton ulja e temperaturës pas një vale të motit të nxehtë në Maqedoni, në vijim flet mjeku Ljube Paskovski nga Ndihma e Shpejtë.

Përndryshe, Maqedonia para 10 ditëve u fut në fazën e portokalltë dhe vendin e kaploi një nxehtësi afrikane, por të shtunën që kaloi (12 gusht), filloi të freskohet moti, por edhe ndryshimi klimatik shkaktoi vështirësi te qytetarët, sidomos te të sëmurit.