Organizata jofitimprurëse ndërkombëtare “Uikiliks” publikoi dje seri të re dokumentesh për kiberspiunimin e CIA-s, me të cilin janë përfshirë më shumë shërbime sigurie, përfshirë edhe Ministrinë e Sigurisë së Brendshme, Agjencia për siguri kombëtare dhe Byron Federale për Hetim.

Në faqen zyrtare të “Ukiliks”-it janë publikuar dokumente sekrete nga projekti i CIA-s, i quajtur “Ekspres lejn” (ExpressLane).

“Ekspres lejn” instalohet dhe fillon nga Sektori për shërbime teknike të CIA-s me propozim për azhurnimin e programeve. Si rezultat i kësaj, Agjencia ka fituar qasje deri te baza e të dhënave të shërbimeve të tjera pa dijeninë e tyre.

Dokumentet e publikuara janë pjesë nga shkrimet e serisë “Volt 7” , një nga rrjedhat më të mëdha të informacioneve të besueshme të CIA-s. Këtu janë përfshirë pothuajse 10.000 dokumente dhe fajlle, të cilët janë ruajtur në rrjetin e izoluar të brendshëm të Qendrës për kiber inteligjencë, e cila gjendet në selinë e CIA-s në Lengli, shtetin Virxhinia.

“Ukiliks” filloi të publikojë informacione për metodat për kiber spiunim të CIA-s më 7 mars të këtij viti.