Real Madrid vazhdon të jetë skuadra më e mirë në Evropë për të katërtin vit radhazi

Skuadra spanjolle, Real Madrid nuk ka thyer rekord vetëm me triumfin dy vite radhazi në Ligën e Kampionëve, por edhe me jetëgjatësinë në krye të renditjes së UEFA-s.

 Reali për të katërtin vit radhazi është skuadra më e mirë në Evropë me 176 pikë, rezultat më i mirë se sa Barcelona e Pep Guardiolas, e cila vendin e parë e kishte mbajtur vetëm për dy sezone radhazi.

Madrilenët epitetin e skuadrës më të mirë e kishte marrë pas sezonit 2013/14, kur edhe fitoi Ligën e Kampionëve të parë, prej tri sa ka fituar në katër vitet e fundit.

Në vendin e dytë renditet Bayern Munich me 22 pikë më pak se sa Reali, ndërsa Top pesëshen e mbyllin, Barcelona, Atletico Madrid dhe Juventus