Shqetësimi për fatin e një nëntëvjeçareje, e cila u zhduk papritur gjatë një ceremonie martesore, ka mbërthyer mbarë Francën lindore.

Mësohet se vogëlushja, e cila ishte bashkë me prindërit e saj në një dasmë, është zhdukur në rrethana ende misterioze pa lënë gjurmë.

Maëlys De Araujo, u pa për herë të fundit rreth orës 03:00 të dielën. Kërkimet ekstensive rreth restorantit ku u mbajt dasma, me helikopter dhe qen policie kanë dështuar dhe deri tani nuk është gjetur as edhe një gjurmë e vajzës.

Është hapur gjithashtu një hetim për rrëmbim të mundshëm dhe policia ka lëshuar një apel për dëshmitarët.
Ngjarja në fjalë është regjistruar ditën e shtunë në fshatin Isere.

9-vjeçarja ishte në dasmë bashkë me prindërit, pasi martohej kushëriri i nënës së saj.

Gjatë marrjes në pyetje dëshmitarët pohuan se vajza ishte parë për herë të fundit në parkingun e godinës ku mbahej ceremonia martesore.

Ndonëse të gjithë 180 dasmorët u morën në pyetje, fati i vogëlushes ende nuk dihet.