Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme kryeqytetin ku një 53-vjeçar ka vrarë me armë zjarri  ish-bashkëshorten e tij me profesion gjyqtare.

Mirëpo, detaje të reja janë mësuar në lidhje me këtë ngjarje. Fides Hafizi 39-vjeçe është dhunuar sistematikisht nga ish-bashkëshorti.

Fadil Kasemi ka dhunuar në vitin 2015 gruan e tij në një lokal në Golem në prani të dy fëmijëve.

Pas kësaj ajo ka marrë urdhër mbrotjeje, e është divorcuar.

Ditën e sotme, Kasemi i mori jetën ish-gruas së tij, nënë e dy fëmijëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë. Policia arreston 53 vjeçarin autorin e vrasjes së ish-bashkëshortes. Më datë 31.08.2017 shërbimet e policisë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Fadil Kasemi 53 vjeç, i cili ka qëlluar në drejtim të mjetit tip Benz, ish bashkëshorten, shtetasen F.K, 39 vjeç e cila ka mbetur e vrarë. Është sekuestruar arma e krimit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes. Materialet do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshmë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur.