Futbollisti i Celtic, James Forrest, pranon se skocezët kanë luajtur shumë shpesh ndaj Barcelonës në vitet e fundit në Ligën e Kampionëve. Ai shpreson se kësaj radhe do të jenë në të njëjtin grup me Real Madridin.

“Ne jemi duke pritur shortin e së enjtes. Ne jemi ndeshur disa herë në vitet e fundit me Barcelonën prandaj do të ishte mirë nëse kësaj radhe do të ishte Real Madrid kundërshtari ynë”, tha Forrest për mediat britanike.

Shorti i Ligës së Kampionëve do të hidhet nesër në orën 18:00 në Monaco.