Pas temperaturave përvëluese, një valë e dhunshme moti ka tronditur veriun e Italisë, veçanërisht Alpet Qendrore dhe Lindore, ku kanë mbetur aktualisht katër të vdekur dhe dy të humbur.

Shi, stuhi dhe erërat e forta shpërthyen posaçërisht në Alto Adige, Veneto dhe Friuli, duke shkaktuar dëme në njerëz dhe prona.

Stuhitë, shirat dhe breshëri kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në Tirolin Jugor.

Një tren rajonal për San Candido u bllokua për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe shpëtoi për pak nga rënia.

Tetëdhjetë pasagjerë në bord u evakuuan.

Brenda një kohe shumë të shkurtër kanë rënë 100 mm shi. Disa makina të parkuara u morën nga rrymat në lumë.