Tyrese Gibson është duke bërë më mirë pas një operacioni intensiv tre-orësh.

Aktori 38-vjeçar kishte një operacion  të paspecifikuar të hënën në mëngjes, dhe me sa duket çdo gjë shkoi mirë.

Tyre shfrytëzoi llogarinë e tij në Instagram për t’iu treguar fansave se si është aktualisht.

“Gruaja ime e mrekullueshme dhe vajza kanë qenë pranë meje çdo hap. Kur bëhet fjalë për gjërat e vërteta, askush nuk është aty, vetëm familja”.

Ai tutje tha: “Zo, të falënderoj për këtë operacion që shkoi mirë. Gjithashtu, ju falënderoj të gjithëve për lutjet dhe energjinë tuaj. Perëndia ka një mënyrë për të na detyruar ndonjëherë të ecim më ngadalë. Ndjehem sikur po ndryshoj botë. Ndjej dashurinë tuaj. Faleminderit”.