Kanali televiziv rus “Zvezda” shfaqi të dielën një aeroplan ushtarak Su-25, me dy pilotw në bord, që borbardonte në Siri.

Video përfshin imazhe nga kabina e avionit para, gjatë dhe pas ngritjes, si dhe pamje nga sulmet ajrore.

Agjencia e lajmeve Sputnik, e cila publikoi videon, nuk specifikon saktësisht se kur është kryer sulmi.

Su-25 është një avion me dy bomba anash, i projektuar dhe prodhuar nga zyra e Sukhoi në Bashkimin Sovjetik. Ai u projektua për të siguruar mbështetje ajrore për avionët e Ushtrisë së Kuqe.