Është përfolur ditëve të fundit për një rikthim të mundshëm të shtetit turk në garën më të madhe të muzikës, në Evropë, “Eurovision Song Contest”.

Por, mësohet se një gjë e tillë nuk do të ndodh as këtë vit, transmeton Telegrafi.

 Zëvendëskryeministri i Turqisë Z.Bekir Bozdag vizitoi selinë e TRT në Ankara ku u takua me shtypin e mbledhur dhe mediat.

Gjatë takimit të shtypit ai deklaroi se Turqia nuk do të kthehet në Eurovizion vitin e ardhshëm, njëlloj dhe televizionin publik i Turqisë “(TRT), nuk do të gëzojë të drejtën e transmetimit, dhe as nuk do të marrë pjesë.

“Nëse Turqia po kthehet në Festivalin e Këngës në Eurovizion dhe nëse TRT po përgatitet për këtë çështje, është e pavërtetë”, ishte shprehur Bozdag.

Turqia iu bashkua festivalit “Eurovision” në vitin 1975 dhe ka shënuar një fitore në vitin 2003.

Vendi luftoi në konkurrencë në ditët e para, por pa një ndryshim të papritur të fateve me futjen e televotimit në vitin 1997, kur Turqia arriti të futej në Top 5 me këngën “Dinle” të Sebnem Pakerit. Që atëherë, Turqia gjendej gjithmonë në Top 10, nga pozita e nëntë ose e tetë.

Turqit kanë arritur të jenë gjithsej gjashtë herë në “TOP 5” të festivalit 42 vjeçar: 1 fitore (2003), një herë në vendin e dytë (2010), një herë në vendin e tretë (1997), tri herë në vendin e katërt (1997, 2007 dhe 2009) .

Por, pse u tërhoq Turqia?

Turqia u tërhoq nga konkurrenca në vitin 2013, duke humbur kështu pesë botimet e fundit të Eurovizionit.

TRT, transmetuesi kombëtar turk, njoftoi në një komunikatë në faqen e tyre zyrtare më 14 dhjetor 2012 se Turqia nuk do të konkurronte në Eurovision 2013, i cili atë kohë mbahej në Malmo, Suedi.

Arsyet e transmetuesit për tërheqjen nga ngjarja ishin ndryshimet në sistemin e votimit të konkursit: futja e jurisë 50/50 dhe shqyrtimi i televotimit, si dhe sundimi i “Pesëshes së madhe”, shtetet si: Spanja, Italia, Mbretërina e Bashkuar, Franca dhe Gjermanina të cilat vit për vit kualifikohen automatikisht në finale.

Transmetuesi shprehu pakënaqësinë e tij lidhur me këto rregulla dhe mendoi se nuk ishin të drejta.

Por nuk ishin këto arsye të vetmet!

Ngjitja e transversitit Conchita Wurst në skenën e “Eurovison 2014” dhe fitorja e saj me “Rise like a phoneix”, ishte komplet e papërfillshme. Një person që thyen rregullin familjar me paraqitjen jo etike, është kundër rregullave të myslimanizmit, dhe Turqia si një shtet fetar nuk do ta lejonte pjesëmarrjen në po të njëjtën skenë me të.

Kontradikta ka pasur edhe në viotin 2015 gjatë performancës së Lituanisë, ku këngëtarët Monika Linkyte dhe Vaidas Baumila kishin vendosur të sjellin në skenë një performancë dashurie, ku putheshin dy çifte, njëri çift homoseksualësh dhe tjetri çift lesbikesh.

Mos-respektimi i normave fetare ishte një arsye më shumë që Turqia të mos marrë më pjesë në “Eurovision”.