Andrea Ranocchia është mes emrave që do të largohen nga Interi deri më 31 gusht dhe mbrojtësi ka si prioritet rikthimin në Premier Legaue.

Burnley dhe Watford ndjekin lojtarin italian, por së fundmi është shfaqur Galatasaray, që ka nisur bisedimet paraprake me 29-vjeçarin.

Ekipi turk është interesuar edhe më parë për mbrojtësin, por ky mund të jetë momenti i duhur për transferimin ndoshta me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje