Pas tërmetit të djeshëm prej 5,9 ballësh sipas shkallës së Rihterit, në 24 orët e fundit të paktën edhe 490 tërmete e drodhën vendverimin turk Bordum, në Detin Egje, transmetojnë mediat turke.

Drejtoria turke për menaxhim me katastrofa natyrore dhe situata të jashtëzakonshme njoftoi se pas tërmetit të djeshëm janë regjistruar 490 dridhje sekondare.

Nga dridhja është rrënuar një pjesë e plazhit në qarkun Jallaçiflik, duke shkaktuar panik midis banorëve. Në rrugë, madhe, janë formuar gropa dymetërshe.

Akademiku Hasan Sozbilir nga Univeristeti “9 shtatori” në Izmir, deklaroi se është e mundur të tërmetet në Bodrum të vazhdojnë, por nënvizoi se turistët nuk duhet të largohen. Ai vërejti se shumica e dridhjeve janë sekondare. Sipas tij, ndërtesat në Bodrum janë të ndërtuara me cilësi dhe nuk janë të larta, kështu që turistët nuk duhet t’i ndërpresin pushimet e tyre.

Tërmeti i djeshëm është regjistruar në vetëm tre javë pasi Bodrumi u godit nga një tërmet me intensitet prej 6,6 ballësh.

Në tërmetin e fuqishëm, që më 21 korrik, e goditi ishullin grek Kos e humbën jetën dy persona. Tërmeti është ndjerë në qarkun Muglla të Egjeut dhe rrethinë të saj. Në Turqi atëherë nuk kishte viktima, por 35