Turizmi seksual nuk është vetëm për meshkujt. Rritet numri i femrave që vlerësojnë më shumë mashkullin e vendeve ekzotike. Në fakt ende nuk ka një turizëm seksual të mirëfilltë, por fenomeni është në rritje dhe tashmë zgjat 80 ditë.

Sipas studiueses amerikane Deborah Pruitt dhe lituanezes Suzanne LaFont, Karaibet, Lindja e Mesme dhe Afrika Lindore, janë vendet e preferuara të femrave.

Pothuajse 600 mijë femra në vit shkojnë drejt këtyre destinacioneve për të takuar të rinj të fuqishëm, me të cilët duan që të kenë marrëdhënie të natyrave të ndryshme.

Studiueset e tjera, për shembull  Susan Frohlick, thotë se është fantazia, dinamika apo kompleksitetet e ndryshme që tërheqin femrat.

Madje ato paguajnë për këto lloj shërbimesh, sikur mashkulli të ishte një prostitutë nga të gjitha anët, ndonëse me pak drejtë-hije të ndryshme.

Gjatë intervistave me djemtë dominikanë, ata shpjegojnë edhe pikëpamjet e tyre rreth këtij fenomenit.

“Gratë nga Quebec e Kanadasë janë të bindura se ne jemi shumë të preferuar për seks”, deklaron një prej të intervistuarve.

“Të jesh i zi është mirë dhe më shumë ekzotike”, thotë një tjetër.

Dhe një gjë të tillë ata e shfrytëzojnë. Këta djem kanë mësuar që të bindin dhe të përfitojnë nga këto gra, me të cilat shpesh përfshihen në një lidhje sentimentale, ndonëse në fazën e parë nuk mohojnë dhe presin shpërblim monetar për shërbimin e tyre.