Një 19 vjeçar me inicialet A.D, ka udhëtuar nga Bullgaria drejt Shqipërisë për pushimet e tij verore, por udhëtimi i “qejfit” i ka dalë shumë shpejt prej hundësh.

Banues në Varna të Bullgarisë, 19 vjeçari ka ardhur me makinë në Shqipëri dhe si çdo qytetar është detyruar të kalojë pikën e kontrollit në kufi, konkretisht atë të Kakavijës.

Policia i ka kërkuar dokumentat e mjetit të tipit “Fiat” si dhe ka kryer një inspektim rutinë. Në njërën nga çantat e 19 vjeçarit bullgar janë gjetur 6 doza me lëndë narkotike.

Policia ka marrë masat dhe i ka vënë prangat të riut. Me siguri herës tjetër, 19 vjeçari do të kujtohet se nuk po shkon në Amsterdam.

Njoftimi i policise

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Seksioni për narkotikët

Më datë 15.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.D,  vjeç 19, banues në Varna, Bullgari, pasi në P.K.K, Kakavijë, gjatë kontrollit në mjetin e tij tip “Fiat”, iu gjetën e bllokuan 6 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.