Neni 8a.1, paragrafi 4 i Kodit Zgjedhor i cili thotë se nuk mund të ketë pushime nga puna apo punësime në qoftë se janë shpallur zgjedhjet, nuk mund të zbatohet edhe në procedurën për shkarkimin e Marko Zvërlevskit, sepse nuk bëhet fjalë për largim nga puna por vetëm zhvendoset nga pozita e prokurorit publik, tha koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Tomisllav Tuntev.

Ai edhe një herë ka përsëritur se deputetët e LSDM-së nuk do të marrin pjesë në, siç tha ai, këtë debat të pakuptimtë.
Të gjithë deputetët e LSDM-së që u paraqitën për fjalë vendosën të heqin dorë nga diskutimi për këtë pikë të rendit të ditës.