Deputeti i LSDM-së, Tuntev sot ka bërë të ditur se deputetët e shumicës parlamentare janë marrë vesh që të mos i shfrytëzojnë pushimet vjetore për derisa nuk përfundon diskutimi për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvërlevskit.

Tuntev paralajmëroi se Kuvendi do të diskutojë edhe gjatë fundjavës me qëllim që të miratohet rebalanci dhe të kalohet në pikën e rendit për Zvërlevskin.

“Ne jemi në qëndrimin që të mos shkojmë në pushim për derisa Zvërlevski nuk shkarkohet. Jemi në pajtim dhe kemi premtuar se do të diskutojmë dhe pas propozim ligjit të opozitës për emërimin e prokurorit publik. Pritet rebalanci i buxhetit të përfundojë deri në fund të javës, pas të cilit pritet që kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi të shpallë zgjedhjet lokale”, tha Tuntev.