E përshëndesim shpalljen e sotme të zgjedhjeve lokale. Presim fitore të bindshme të kandidatëve tanë për kryetar komunash dhe listave të këshilltarëve, në interes të qytetarëve.

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë është e gatshme për zgjedhjet lokale që pas ndryshimit të qeverisjes qendrore, të sillet ndryshimi edhe në nivel lokal.

Mbështetjen që qytetarët i japin LSDM-së dhe projekteve që sjellin jetë më të mirë, çdo ditë e më shumë po rritet. Kjo shihet edhe nga takimet tona të përditshme me qytetarët dhe atmosfera e përgjithshme e lirisë që mbretëron këto dy muajt e fundit.

Me fitoren e LSDM-së në zgjedhjet e tanishme lokale, fillimi i procesit të reformave do të vazhdojnë edhe në nivelin lokal.

Pas ndryshimit të qeverisjes lokale do të ndërpritet në tërësi partizimi dhe robërimi i institucioneve në nivele komunash, që për momentin në numër të madh janë të robëruara dhe të partizuara nga ana e VMRO-DPMNE-së.

Opsioni qytetar i udhëhequr nga LSDM sjell përfitime dhe vlera të reja.

Komunat do të punojnë për qytetarët dhe përmirësimin e jetës së tyre. Qytetarët do të jenë në qendër të vëmendjes dhe zgjidhja e problemeve të tyre edhe në nivel lokal do të bëhet realitet.

Bëjmë thirrje për të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor që të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe të ndikojnë në mbajtjen e zgjedhjeve fer dhe demokratike.

Presim që institucionet kompetente për mbajtjen e zgjedhjeve të jenë të gatshme, që në mënyre efikase dhe profesionale të përgjigjen për organizimin e zgjedhjeve fer, të lira dhe demokratike dhe në tërësi të reflektohet vullneti i qytetarëve.