Paris SG i ofroi një çek të bardhë portierit të Milanit, Gigio Donnarumma, për ta marrë si lojtar të lirë vitin e ardhshëm. Lojtari i ri e bëri tërkuzë rinovimin me Milanin, i joshur nga interesimi i klubeve më të mëdhenj të Evropës, por në fund vendosi të qëndronte në skuadrën e zemrës. Tani janë zbuluar detaje nga oferta që klubi parizien, i cili ka tronditur merkaton, i bëri për ta marrë vitin e ardhshëm.

Limuzinë, vilë për veten dhe familjen në zemër të Parisit, por jo vetëm kaq. PSG i ofroi një kontratë të bardhë ose pothuajse. 13 milionë euro në vit, dyfishi i asaj që do fiton te Milani pas rinovimit, plus shpërblime të majme.

Në fund ishte vetë portieri që frenoi, duke bërë të ditur se dëshironte të luante ende me Milanin, duke rinovuar. Megjithatë, historia nuk ka përfunduar ende, pasi në të ardhmen, duke ndjekur edhe rritjen e mundshme të portierit 18-vjeçar, PSG e të tjerë mund të bëhen sërish të gjallë.