Të nderuar qytetarë, në nderuar përfaqësues të mediumeve,

Dua të informoj opinionin se janë futur në procedurë kuvendore propozim ndryshimet e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedone të cilat parashikojnë de-bllokim të procesit për kalimin e provimit për lektor.

Për shkak të arbitraritetit të qeverisë së mëparshme të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, me ndryshimet ligjore, Republika e Maqedonisë nga viti 2013 deri sot nuk ka dhënë licensa për lektor, që parashihet dëm i madh ndaj mbrojtjes dhe avansimit të gjuhës standarde maqedone të literaturës dhe shkrimin e saj qirilik.

Këtë gabim me këto propozim ndryshime sot e përmirësojmë dhe për atë e de-bllokojmë procesin për kalimin e provimit për lektor, dhe për më tepër ky është hapi i parë i mbrojtjes dhe avansimit të gjuhës maqedone dhe shkrimit të saj qirilik, me të cilën potencoj, është një nga përkushtimet themelore të Qeverisë dhe shumicës parlamentare të udhëhequr nga Lidhja Socialdemokrate.