Presidenti amerikan, Donald Trump, këmbëngul se mbështetja ndaj tij është më e fortë se kurrë, pavarësisht nga një njoftim se disa republikanë po shohin mundësitë që ai të mos kandidojë për zgjedhjet presidenciale të 2020.

Në një koment të tij në Twitter sot, presidenti shkruante se “baza Trump është shumë më e madhe dhe më e fortë se kurrë më parë, pavarësisht nga sondazhet e mediave të rreme”.

Trump kritikonte në mënyrë specifike atë që e cilësonte “dështim i gazetës New York Times”.

Në një shkrim të kësaj gazete, përshkruhen përpjekjet që, sipas saj, që po bëhen nga disa republikanë për garën presideciale të 2020’s, duke përfshirë dhe një kandidim të nënpresidentit Mike Pence. Vetë zoti Pence e hodhi poshtë lajmin si të pavërtetë.

Nëpërmjet një deklarate, Pence tha se “lajmi i publikuar në New York Times sipas të cilit ai po zhvillon një ‘fushatë në hije’ është i turpshëm dhe fyes”. /VoA