Presidenti i Shteteve të bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë sërish thirrje se terrorizmi islamik radikal duhet të ndalet me çdo kusht. Përmes një statusi në rrjetet sociale Trump, i kërkonte gjykatës që tu kthente qytetareve të drejtat mbrojtëse.

“Terrorizmi islamik radikal duhet të ndalohet me çdolloj mjeti të nevojshëm! Gjykatat duhet të na kthejnë të drejtat mbrojtëse. Duhet të jemi të fortë!”, shkruan në “Twitter” Trump.

Ky mesazh vjen një ditë pas atentateve të përgjakshme në Katalonjë që kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 14 personave dhe rreth 100 të plagosur, në veçanti në Barcelonë ku një kamionçinë përplasi dhjetëra kalimtarë.

Ky sulm u morr përsipër nga grupi xhihadist Shteti Islamik (ISIS). Presidenti amerikan kishte dënuar që të enjten këtë sulm terrorist, duke premtuar ndihmën e SHBA-së për autoritetet spanjolle.

Global