Çështjet e tavanit të borxhit dhe të buxhetit po ballafaqojnë administratën Trump me dy rreziqe në parim që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën por po nxisin tensione mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit dhe kërcënime serioze për vendin.

Tavani i borxhit është shuma maksimale që Shteti federal është i autorizuar për të marrë hua nga Kongresi. Që nga 1960 ai është rritur thuajse 78 herë, përgjithësisht pa pengesa por ky autorizim është shoqëruar ndonjëherë me beteja politike.

Rreziku kryesor lidhet me faktin se nëse Kongresi refuzon të ngrejë tavanin e borxhit, shteti ndodhet në pamundësi për të vijuar për të rimbursuar borxhin ekzistues, duke e vënë vendin në situatë të kolapsit financiar.

Teknikisht, tavani i borxhit aktualisht i vendosur në kuotën 19.900 miliardë dollarë, tashmë është tejkaluar prej marsit të kaluar. Por Thesari amerikan po merr masa për të shtyrë pagesa të caktuara, duke i lejuar për të vijuar për të paguar në një kohë sa më të shkurtër. Në një letër adresuar Kongresit në fund të korrikut, sekretari i Thesarit Steven Mnuchin përcaktoi 29 shtatorin si datën e fundit për të ngritur nivelin e tavanit para se qeveria të ndodhet në mungesë likuiditeti. Zyra e buxhetit të Kongresit (CBO) e ka përcaktuar për debat këtë çështje në mesin e muajit tetor