Presidenti amerikan Donald Tramp sërish sot e sulmoi gjigantin në tregtinë elektronike, pronari i të cilit Xhef Bezos e posedon edhe gazetën “Uashington Post”.
“Amazon u bën dëm të madh shitësve të cilët paguajnë tatim. Vendet, qytetet dhe shtetet mbarë SHBA-në po vuajnë, shumë vende të punës janë humbur”, shkruajti Tramp në Tuiter.
“Uashington Post” është cak i shpeshtë i sulmeve të Trampit, si një nga mediumet, “të cilët nuk i shkojnë sipas dëshirës” dhe të cilët i akuzon për lajme të rreme.
Shumë shitore tradicionale po mbyllen dhe e akuzojnë Amazonin për ndryshim të shprehive të konsumatorëve, të cilët atë që u duhet gjithnjë e më shpesh e blejnë përmes Internetit.
Amazon megjithatë punëson mijëra njerëz dhe paralajmëroi se planifikon deri nga mesi i vitit të ardhshëm të punësojë edhe 100.000 punëtorë.