Pak çaste më parë në Borsh të Sarandës ka rënë në rrjetën e një peshkatari një peshkaqen rreth 2 metra i gjatë.

Erald Kasaj, djali në foto, ka qënë pjesë e grupit të peshkimit në kohën kur “grabitqari” ra në rrjet.

Pavarësisht se nga pamja kuptohet se peshkaqeni nuk është i rritur, sërish fakti që është zënë nga rrjetat e peshkatarëve vetëm 200 metra larg bregut, ka sjellë panik tek pushuesit në atë zonë.