Milani ka fituar 2-1 mbrëmjen e djeshme përballa Cagliarit, por gëzimin e kësaj fitoreje e ka prishur një lajm i keq. Ka qenë heroi i kuqezinjve në fitoren ndaj Cagliarit, i cili realizoi super-gol nga goditja e dënimit, ai që dha lajmin e keq për tifozët kuq e zi.

Pas përfundimit të sfidës, Suso ka deklaruar se mund të largohet nga Milani, pasi ofertat në drejtim të tij janë tunduese.

“A do të mbetem? Nuk e di, nuk kam rinovuar ende dhe normalisht që duhet të bisedojmë për një gjë të tillë. Gjithsesi, kjo ka qenë një javë e mrekullueshme për mua. Në Serie A nuk ka kundërshtar të lehtë dhe jemi të kënaqur që i kemi dy fitore në dy ndeshjet e para”, deklaroi Suso.