Moderatorja e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu, gjendet në një situatë të pazakontë.
Pas një periudhe të gjatë pushimesh mes natyrës alpine të shtetit fqinj, duket se ka krijuar një lidhej të veçantë me atë vend. Por pushimeve iu ka ardhur fundi dhe Alketa e ka të vështirë ndarjen nga ky vend magjik dhe super relaksues.
Krah fotos ku veç natyrës bie në sy dhe pamja jashtëzakonisht seksi e moderatores, Alketa shkruan: ‘Vështirë t’i thuash mirupafshim këtij vendi fantastik”